AKTUALITET

Muzikë, rini dhe birrë e mirë, “Korça” sponsor i edicionit të parë të “Prizren Rock & Blues Music Festival”

14:02 - 12.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një fundjavë te paharrueshme, edicioni i parë i festivalit “Prizren Rock & Blues Music Festival” bashkoi në qytetin e bukur të Prizrenit emrat e njohur të muzikës kombëtare dhe ndërkombëtare të rrokut dhe muzikës blues si dhe mijëra adhurues të dy rrymave muzikore.




Përvjetori i 145 i Lidhjes së Prizrenit u festua si kurrë më parë në qytetin historik qe u kthye ne qendrën e muzikës se mirë për dy net.

Në natën finale mbrëmja u kthye ne një nga eksperiencat e paharrueshme për mijëra adhuruesit e rrokut pasi skena u ndez nga grupi Blues Beatles nga SHBA, Samuli Federley, rrokeri Eugent Bushpepa dhe grupi i njohur Jericho.

Nuk mungoi në këtë event të rëndësishëm “Birra Korça”, birra e parë shqiptare, që sponsorizoi Festivalin “Rock and Blues’.

Pjesëmarrësit kane shijuar nën ritmet e muzikës rrok birrën e freskët të Korçës që i dha edhe më shumë adrenalinë e gëzim festës.

I gjithë eventi i rëndësishëm artistik u realizua nën kujdesin e veçantë të kryetarit të komunës së Prizrenit.

Kjo ngjarje artistike synon të kthehet edhe në traditë te përvitshme. Organizatoret thane se po punohet për të krijuar Akademinë e Rock&Blues si dhe Muzeun e parë të Rock& Blues për qytetet shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.