AKTUALITET

Pas vendimit të Ramës, reagon qeveria e Kosovës: Hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme

21:49 - 13.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria e Kosovës ka reaguar në lidhje me anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.




‘Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë.

Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato.

Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme.’- njofton qeveria e Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.