AKTUALITET

Rrëmbimi i 3 efektivëve të policisë së Kosovës, Rama: Të kthehen menjëherë në shtëpi, jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre

15:22 - 15.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me pengmarrjen e tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe.




‘Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre

Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë!’- shkruan Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.