AKTUALITET

Tensionet në Veri/ Pedagogu për Panorama TV: Ndërkombëtarët po sakrifikojnë Kosovën në emër të sigurisë ballkanike!

16:30 - 15.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pedagogu, Enis Sulstarova në një intervistë për Panorama TV ka komentuar situatën në Veri të Kosovës, ku tha se Perëndimi po ushtron presion ndaj saj pasi e sheh si zgjidhje të sigurisë në Rajon.




Sulstarova tha se ndërkombëtarët po përpiqen që në emër të sigurisë ballkanike të sakrifikojnë Kosovën dhe nuk po ushtron presionin që duhet ndaj Serbisë e cila ende nuk e njeh si shtet.

Pjesë nga biseda:

“Vetë rezultati i negociatave nuk ka sjellë njohja mes dy palëve. Perëndimi zgjedh të ushtrojë presion mbi shtetin më të dobët, është pjesëmarrës në krijimin e këtij shteti dhe e shikon zgjidhjen e sigurisë në rajon si, je s’je shtet. Pra kjo situatë me dy standarde ka ndëshkuar Kosovën, Kurti ka batuar ligjin në çdo rast. Ndërkombëtarët po kërkojnë të marrin me të mirë Serbinë në kurriz të Kosovës.

Çdo shtetar në këtë situatë ku zgjidhjet njihen por nuk lejohen kryetarët që të hyjnë në komuna, Kurti është kryeministër i Kosovës përgjegjësinë e mban qeveria e tij dhe ai zgjodhi të zbatojë ligjin. Bëhet në emër të sigurisë ballkanike duke sakrifikuar Kosovën, Kurti e tha me të drejtë që do bëhen zgjidhet por duhet të krijohen kushte. Perëndimi e ka më me ngut, kërkon të shtensionojë situatën por perëndimi sërish është duke e zbutur Serbinë. Kosova është pjesë e këtij fronti perëndimor. Ka një hapësirë ku palët mund të bien dakord.

Rrezikohet integriteti territorial i Kosovës?

Rrezikohet nga Serbia, ka qenë operacion i qëllimshëm për të rrëmbyer tre policët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.