AKTUALITET

Von Cramon: Serbia duhet të respektojë sundimin e ligjit! Të lirohen sa më shpejt policët e Kosovës

20:44 - 15.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë të enjten se Serbia, si vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, duhet të zbatojë sundimin e ligjit, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe t’i largojë sa më shpejt policët e arrestuar të Kosovës.




Von Cramon nëpërmjet një postimi në Twitter, ka thënë se protestat kombëtare që po zhvillohen në Beograd ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duket se janë arsyeja kryesore mbrapa veprimit “të tepruar dhe të papërshtatshëm” ndaj zyrtarëve kufitarë të Kosovës.

“Çfarë bëjnë autokratët kur janë nën presion të brendshëm? Ata analizojnë rrugë për ta larguar vëmendjen prej problemeve të brendshme. Një shembull klasik duket se është incidenti i djeshëm në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Edhe nëse ky operacion i nënshtrohet ligjërisht një njoftimi, është e paligjshme që të hysh në territorin e Kosovës me forcat speciale të Serbisë dhe të lidhësh zyrtarët policorë si kriminelë lufte, dhe t’i dërgosh në Beograd”, ka shkruar ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.