AKTUALITET

Dhuna ndaj gazetarëve në Leposaviç, ambasadori gjerman në Kosovë: Brutaliteti i skenave, tronditës!

15:43 - 17.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas sulmeve që i janë të bërë të premten gazetarëve dhe kameramanëve në komunën e Leposaviçit.




Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruar se brutaliteti i dhunës fizike është tronditës.

Sipas tij, për këtë akt brutal do të duhej të reagonin edhe përfaqësuesit e Listës serbe.

“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e LS-së. Pse?”, ka thënë ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.