AKTUALITET

30 mijë euro gjobë shoferit që lidhi dhinë në makinë dhe e tërhoqi zvarrë

15:20 - 18.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një gjobë administrative prej 30 mijë eurosh është vendosur për 63-vjeçarin, i cili ka lidhur dhe tërhequr zvarrë një dhi nga makina e tij. Njëkohësisht kundër tij është ngritur një rast për shkelje të legjislacionit për mirëqenien e kafshëve.




Autori i abuzimit të frikshëm me kafshën është një 63-vjeçar nga Zakynthos, sipas të dhënave të mbledhura nga autoritetet e policisë lokale.

Ngjarja ka dalë në dritë pas një ankese nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve dhe pas videos së realizuar nga një turist, të cilën e ka postuar në një faqe në rrjetet sociale.

Shumë shpejt autoritetet arritën të identifikonin autorin e abuzimit me kafshën.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në Muzaki. Hetimet paraprake për rastin kryhen nga Departamenti i Policisë së Zakynthos.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.