BLUETOOTH

Çanta më e vogël e prodhuar ndonjëherë, produkti del në ankand!

11:11 - 19.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tashmë të famshëm për ankandet e tyre të çuditshme “Kolektivi i artistëve amerikanë MSCHF” ka dalë me një tjetër produkt të jashtëzakonshëm




Mësohet se MSCHF ka nxjerr në ankand një çantë që është aq e vogël sa futet në vrimën e një gjilpëre.

Me çantën vjen edhe një mikroskop, pasi vështirë se mund të shihet me sy të lirë.

Produkti është një kopje e çantës “On the Go” të brendit Louis Vuitton.

“Më e vogël se një kokërr kripë deti dhe mjaft e ngushtë për të kaluar nëpër vrimën e një gjilpëre, kjo është një çantë aq e vogël sa që do t’ju duhet një mikroskop për ta parë. Ka çanta dore të mëdha, çanta normale dhe çanta të vogla, por kjo është fjala e fundit në miniaturizimin e çantave. Ndërsa një objekt dikur funksional, si çanta e dorës, bëhet gjithnjë e më i vogël, statusi i tij i objektit bëhet vazhdimisht më i abstraktuar derisa të jetë thjesht një tregues i markës.” – shkruan MSCHF në postimin ku bën edhe reklamën e produktit .

Shikoni postimin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MSCHF (@mschf)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.