AKTUALITET

Sveçla: 3 të arrestuar për sulme ndaj gazetarëve në Veri, këta kriminelë po marrin urdhra nga Beogradi

17:06 - 19.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, informon se në tri ditët e fundit janë arrestuar tre të dyshuar për sulme ndaj gazetarëve në Veri.




I arrestuari i tretë, i radhës, është Urosh Vukasinoviç, thekson ministri Sveçla.

“Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet”, shkruan ai më tej.

Postimi i tij i plotë:

Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i radhës, është Urosh Vukasinoviç.

Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet.

Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.