LAJMI I FUNDIT

Tensionet në Veri/ KFOR shton prezencën e ushtarëve pas rrëmbimit të 3 policëve, dalin pamjet nga post-blloku i misionit të NATO-s

14:56 - 19.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka shtuar prezencën në një prej komunave në Veri, Leposaviç pas rrëmbimit të 3 policëve nga pala serbe.




 

Mësohet se KFOR ka krijuar posto-bllok në hyrje të qytetit ku shihen dhe pamjet me prezencën e ushtarëve.

Një numër i madh ushtarësh të KFOR-it janë vendosur në rrugën kryesore, në hyrje të Leposaviçit nga drejtimi i Mitrovicës Veriore, në kthesën për në fshatin Joshanicë.

2-24

Ndërsa një numër më i vogël janë vendosur në të gjitha hyrjet brenda qendrës së qytetit, si dhe para ndërtesës së komunës janë vendosur mëngjesin e sotëm ushtarë të KFOR-it hungarez dhe amerikanë, si dhe vetura të EULEX-it, raporton Express.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.