AKTUALITET

Escobar ndaj akuzave të Kurtit: S’kemi qenë kurrë të vështirë ndaj Kosovës e të butë ndaj Serbisë

15:48 - 20.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gabriel Escobar, i dërguari  amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë asnjëherë të vështira ndaj Kosovës e të buta ndaj Serbisë.




“Gjithçka që kemi bërë në 90 ditët e fundit dhe 15 vjetët ka qenë në favor të Kosovës. Serbia s’donte që ta njihnim, por ne e bëmë. Serbia s’donte kampanjë njohjesh, por ne e bëmë. Edhe në 90 ditët e fundit, Serbia donte t’i bënim presion Kosovës që t’i shmangë zgjedhjet, ne nuk e bëmë. Donte që të thoshim se zgjedhjet ishin të paligjshme, ne nuk e bëmë. Donte të thoshte se kryetarët ishin të paligjshëm, ne nuk e thamë dhe i njohëm. Sfidoj këdo që të më tregojë se ku kemi qenë të vështirë me Kosovën e të butë me Serbinë”, ka thënë ai duke shtuar se SHBA-ja e ka shtyrë Kosovën në çështjen e Këshillit të Evropës dhe se nga Kosova kërkon “koordinim të ngushtë”.

“Gjithashtu t’i kuptojë obligimet e veta ndërkombëtare. S’mendoj se kjo është diçka që ne ishim të vështirë ndaj Kosovës. Përkundrazi, e kundërta”, ka thënë Escobar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.