AKTUALITET

Tensionet në veri të Kosovës, tjetër sulm me eksploziv në Zveçan

15:25 - 20.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës ka njoftuar se  mbrëmjen e djeshme disa persona kanë hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë shok-bombë (eksploziv) në Zveçan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50.




Në lidhje me  ngjarjen janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejshme hetimore.

“Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale”, ka deklaruar Policia e Kosovës.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që prej 26 majit, me zgjedhjen e kryetarëve të rinj të komunave në veri dhe me rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.