BOTA

Zyrtarja e lartë e DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë: Zbatoni Marrëveshjen e Ohrit! Plani trepikësh i BE-së, mënyra më e mirë për ta zgjidhur krizën

13:34 - 21.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënsekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, ka përsëritur kërkesën e SHBA-së drejt Kosovës dhe Serbisë për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, pas një takimi me të dërguarin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.




Ajo gjithashtu ka theksuar se SHBA-ja përkrah “planin trepikësh të BE-së si mënyrën më të mirë për ta zgjidhur krizën” në veri të Kosovës.

“Me kënaqësi mirëpres mikun e vjetër Miroslav Lajcak. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zvogëlojnë tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës”, shkruan Nuland në Twitter.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje drejt normalizimit të raporteve më 27 shkurt në Bruksel, si dhe u pajtuan për Aneksin e zbatimit të saj në Ohër më 18 mars.

Edhe Marrëveshja e Ohrit kërkon që palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.