Kronikë

Aksidenti i rëndë i mori jetën 22-vjeçares, pedagogia e saj prek me fjalët: Ndriçoje në grup dhe në fakultet. Nuk e dije që jeta në këtë vend nuk vlen fare?!

10:28 - 22.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Erisa Aliaj, 22-vjeç ka ndërruar jetë ditën e djeshme pasi u përplas nga një automjet në Durrës. Pedagogia e saj Eva Alushi ka bërë një reagim prekës në rrjetet sociale.




Ajo shkruan se asaj ia morën jetën teksa kthehej nga puna. Në momentin kur ka parë lajmin, ajo thotë se nuk donte ta lexonte por ka menduar për studentët e saj.

 “Erisa po pse ike kaq shpejt moj zemer?! Po ti ishe si drite. Ndricoje ne grup e ne fakultet. Nuk e dije ti qe jeta ne kete vend nuk vlen fare?! Nuk ta kishim thene as ne, pedagoget e tu. Po ti nuk kishe kohe te merreshe me keto. Ti i kishe dale jetes tende per zot. Studioje e punoje o shpirt. E kishe zgjedhur dhe temen e diplomes per te drejtat e femijeve perballe abuzimit te medias.

Do te kishe qene nje profesioniste e zonja shume. Po nuk te lane. Nuk zgjodhe te ikje. Ta moren jeten teksa ktheheshe nga puna moj zemer. Na trondite shume te gjitheve ne, profesoreve e shokeve te tu. Nuk desha ta lexoja ate lajm qe bente fjale per nje 22 vjecare te aksidentuar ne Durres, po zemra e ndjeu teksa mendova per studentet e mi. Nuk e mbylle dot as diplomen e as masterin. Pate jete te shkurter, po plot dinjitet. Te prehesh ne paqe! Ndricofsh si yll nga lart per familjen tende, miqte e shokët”, shkruan ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.