AKTUALITET

“Sot ndjehem një muxhahedin”/ Berisha akuza qeverisë për ndërhyrjen në kampin e MEK: Vratë një luftëtarë të lirisë

10:36 - 22.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë për aksionin e policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.




Berisha theksoi se ai ndjehet sot një muxhahedin, pasi sipas tij qeveria veproi sipas direktivave nga Irani dhe vrau një luftëtarë të lirisë.

Ai gjithashtu ai kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

“Jam këtu për të dënuar dhe të futet në rendin e ditës, masakrën që u krye në kampin e muxhahedinëve. Jam këtu sot për të deklaruar se në këtë moment jam si ata.

Ndjehem sot si muxhahedin më shumë se kurrë, sepse  qeverisa anormale e këtij vendi vrau në shtëpinë e vet një luftëtar të lirisë.

Ndjehem sot një muxhahedin pasi aktakuza ndaj tyre, bazohej në shpifje dhe trillimeve të shërbimeve të Iranit . Aktakuza përmbante elementët të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por si vasal i Iranit.

Mund të ktheheshin shpifjet dhe trillimet të regjimit të ajatullave, që ditën dhe natën bëjnë teori konspirative ndaj vendeve të lira.

Kërkoj largimin e Ministrit të Brendshëm. Gjithashtu kërkoj që të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.