AKTUALITET

Borrell: Jam i alarmuar me arrestimet e jashtëligjshme të serbëve në veri dhe marshimin e FSK-së

18:57 - 23.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shprehet se është shumë i alarmuar nga situata e re në veri të Kosovës. Ai është ankuar për “arrestime të jashtëligjshme të serbëve në Kosovë” e “marshimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës” në Mitrovicën e Jugut.




“Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime jashtë juridiksionit të serbëve të Kosovës dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, eskalimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”,  shkruan ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.