AKTUALITET

Zbulohet makinë me targa serbe plot me eksplozivë në Zveçan, reagon Zveçla: Parandaluam sulm terrorist ndaj qytetarëve të Kosovës

21:19 - 23.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla ka deklaruar se policia ka parandaluar një sulm terrorist në Zveçan. Në postimin e tij të bërë facebook, Zveçla shkruan se në një makinë me targa serbe janë zbuluar eksplozivë, armë ushtarake dhe sasi të konsiderueshme municioni ushtarak që sipas tij do të përdorej për sulm terrorist ndaj qytetarëve të vendit.




Postimi i plotë i Zveçlës:

Policia e Kosovës parandalon sulm terrorist. Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.

Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë.

Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e cdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë.

Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.