LAJMI I FUNDIT

Dështimi në Premier League, Arteta: Shumë gjëra na penalizuan, Guardiola trajner i madh

18:39 - 25.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arsenali zhvilloi një sezon fantastik, por mungesa e eksperiencës bëri që londinezët të humbasin titullin kampion pas disa disfatash radhazi. Trajneri i “Gooners”, Michel Arteta është kthyer edhe një herë të flasë për sezonin ku Manchester City u kurorëzua kampion.




“Shumë gjëra na penalizuan. Ato tre barazimet radhazi, dhe të gjitha fatkeqësitë që ndodhën. Patëm tre-katër lëndime të lojtarëve të rëndësishëm dhe gjithçka u komplikua. Kur kishim ekipin e plotë, ishim të qëndrueshëm. Sapo na u shfaqën problemet, ne nuk arritëm të ruanim nivelin tonë. Në garën për Premier League, rivali ynë ishte ekipi më i mirë në botë dhe trajneri më i mirë në botë. Ne nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta pranonim dhe t’i shtrëngonim duart kampionëve.”

Guardiola? Ai është më i miri në gjithçka. Pep është një gjeni, nuk është e drejtë të bëjmë krahasime. Çdo vepër ka pasur shkëlqimin e saj dhe ky qytet ishte i jashtëzakonshëm” – tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.