AKTUALITET

Grabitën biznesmenin në 2022, pas sherrit në një qendër tregtare, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

17:03 - 25.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohen shqiptarët, Alfons Ndoci dhe Gerald Jaho në Greqi.




Dy shqiptarët janë përfshirë në një sherr të ndodhur në një qendër tregtare në Athinë. Ata janë pikasur nga bashkëkombasi i tyre. Janë parë nga një bashkëkombas tjetër i tyre, me të cilin kishin konflikt dhe ka qenë ky që ka njoftuar policinë. Ndërsa janë në kërkim për grabitjen e biznesmenit 41-vjeçar Tonin Preka.

Ky i fundit, një biznesmen vilash në Mykonos, dhe në nëntor 2022 ishte grabitur nga dy persona, të cilët i kishin marrë çantën me 40 mijë euro, para që do të paguante stafin. Pasditen e djeshme ai ka pikasur dy grabitësit pikërisht në qendër tregtare.

Menjëherë ka telefonuar policinë për praninë e tyre, por Ndoci dhe Jaho e kanë parë dhe i kanë bërë me shenjë se ishin të armatosur, duke u larguar njëkohësisht me vrap.

Gjatë arratisjes së tyre nga qendra tregtare, autorët kanë thyer një dritare, me pasojë plagosjen e një punonjësi të sigurisë, i cili ka tentuar t’i ndalojë.

Më pas ata janë vënë re nga efektivët e policisë së YMET, të cilët i kanë thirrur në kontroll policor, por të dyshuarit nuk iu bindën urdhrave të tyre dhe vazhduan përpjekjen për t’u arratisur.

24 vjeçari Gerald Jaho u arratis në këmbë, por u ndalua nga efektivët e policisë.

Ndërkohë 34 vjeçari Alfons Ndoci ka hipur në një automjet për të shpëtuar, është ndjekur nga policia dhe mjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me mjete të parkuara dhe në fund në rrugën “Kifisos”, 34 vjeçari ka lënë mjetin dhe ka lëvizur në këmbë, por është arritur të kapet.

Gjatë kontrollit personal dy shqiptarëve u janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta të llojit “Beretta” dhe “Sig Sauer”, 17 fishekë, 1 pako me marijuanë, 16.207 euro dhe karmonedha të shteteve të ndryshme. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjet një krehër pistolete pa fishekë.

Nga hetimet paraprake, rezultoi se ndaj 34 vjeçarit Alfons Ndoci, është në fuqi një urdhër-arresti për “grabitje në bashkëpunim” dhe 2 dënime në total prej 3 vite burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe për “vjedhje” ndërsa ndaj 24 vjeçarit Gerald Jaho ka një urdhër arresti në fuqi për “grabitje në bashkëpunim”.

Ndoci konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë.

Në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse thjesht guxoi të rezistonte gjatë grabitjes.

Në vitin 2018 ai u arratis nga mjeti i transportit të të burgosurve së bashku me 3 të burgosur të tjerë.

Ngjarja ndodhi në portin e Pireut, ku po kryhej transferimi i 11 të burgosurve nga Athina në Kretë. Pak ditë më pas ai ra sërish në prangat e policisë, pas një operacioni të forcave speciale greke.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.