BOTA

Përmbytjet i morën jetën nenës dhe djalit 5-vjeçar, zyrtarja jep detaje tronditëse: Viktimat ishin brenda shtëpisë që u rrëzua nga vërshimi i ujit

12:18 - 25.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Peja kaloi një situatë shumë të vështirë mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë e përmbytjes u shënuan dy viktima: nëna dhe fëmija i saj 5 vjeçar.




Ndërkohe ka folur për mediat kosovare zyrtarja e komunës së Pejës, Valbona Avdijaj, e cila ka treguar detaje të reja në lidhje me humbjen e jetës së dy personave nga e njëjta familje.

Avdiaj theksoi se u lajmërua nga banorët e qytetit që vërshimet në lagjen “Asllan Qeshme”, ku banonin edhe dy viktimat,

Me të marrë këto informacione, ajo tha se kishte telefonuar kunatën e nënës së 5-vjeçarit, e cila dhe ia konfirmoi rastin e rëndë.

“Ndodhi papritur, të reshurat e shiut ishin të mëdha dhe i morën dy jetë njerëzish. Ishin në shtëpi brenda t’u nejtë, shiu i madh e rrëzoj shtëpinë.

Jam shumë e mërzitur si kryetare e Bashkësisë lokale. E di, ekipet emergjente, drejtoriati i Emergjenës u munduan, por aq ishte fuqia e madhe e ujit, saqë ndodhi çka ndodhi…”, u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.