AKTUALITET

“Serbia po e shfrytëzon situatën në Veri”/ Deputeti i PS-së: SHBA dhe Europa duhet të ja bëjnë të qartë Beogradit se e ka humbur Kosovën

14:45 - 25.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PS-së Denis Deliu në një intervistë për Panorama TV, tha se Serbia po e shfrytëzon për interesat e saj situatën në veri të Kosovës.




Po ashtu ai theksoi se Kurti duhet të këshillohet me ndërkombëtarët për vendimet që merr, dhe këta të fundit duhet që të ia bëjnë qartë Serbisë se e ka humbur Kosovën.

Intervista e plotë:

Deliu: Rusia patjetër në Serbi, pasi e ka ,mbështetur Serbinë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarikisht.

Rusia e ka fuqinë për të prishur ekuilibrat e NATO-së dhe SHBA-së. Për shëmbull sh Kosova është një problem i hapur, dhe sa herë i duhet Rusisë kur ajo ka nevojë . Gjithashtu edhe në vendet e NATO-s, kemi ish-ushtarakë dh eish-diplomatë të arrestuar në Malin e Zi për grusht shteti.

Rusia është faktor shumë i rëndësishëm në Rajon. Rusia me Serbinë kanë shumë lidhje, dhe mund të sjellin destabilizim të rajoni.

Pyetje: Se keni parë qëndrimin e Kurtit?

Kurti ka komplet të drejtat që të ruajë  sovranitetin e Kosovës. Por mos harrojmë që Kosova është e pavarurur falë mbështetjes së SHBA-së. Kurti duhet të konsultohet me ndërkombëtaret.

Për sa i përket Veriut, ai ka të drejtë, por nëse perëndimoret nuk duan një vatrër të re, pavarësisht se drejta është në anën e tij.

Serbia po e shfrytëzon maksimalisht ketë situatë.

Pyetje: A mendoni se zgjedhjet në Veriun e Kosovës do ta normalizojnë situatën?

Më vjen mirë që duhet të ketë zgjedhje, por kjo nuk është se e zgjidh situatën, pasi Serbia e ka luajtur dhe do të luajte me destabilizimin e Verit. Në mënyre që Kosova dhe Serbia të arrijnë një paqe duhet që Kosova të forcohet ekonomikisht, ushtarakisht dhe politikisht.

Serbia duhet që ta kuptojë njëherë e mirë që e ka humbur Kosovën. SHBA dhe Europa duhet që ti tregojnë vendin Serbisë që Kosova është e pavarur dhe e lirë.

Unë mendoj që Kurti duhet ta merrte në konsideratë Draftin e Ramës. Unë mendoj që Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë dhe të ecin së bashku, pasi Shqipëria ka më eksperiencë në diplomaci, ushtri dhe Kosovën. Kosova dhe Shqipëria kanë lidhje historike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.