AKTUALITET

Tensionet në veri, ministri serb i Mbrojtjes: Të tërhiqet policia dhe të ulemi në bisedime për themelimin e Asociacionit

19:56 - 25.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, njëherësh edhe zëvendëskryeministër, Millosh Vuçeviç, ka paraqitur “katër pika” të cilat, sipas tij, “do të ishin bazamenti për shtensionim” të situatës në pjesën veriore të Kosovës.




“Duhet të ketë bisedime, një nga një, rreth atyre të arrestuar paligjshëm. Duhet të ketë bisedime për tërheqjen e njësive speciale. Duhet të ketë bisedime për themelimin e Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe dhe të flasim për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet vetëqeverisëse lokale. Në mendimin tim, këto janë katër pikat që duhet të jenë bazamenti i zgjidhjes së kësaj situate, nëse me të vërtetë duam të lëvizim në drejtimin e shtensionimit”, ka thënë Vuçeviç, siç e citoi veten në rrjetin e tij në Instagram.

Vuçeviç fajëson “politikat e Albin Kurtit” për “rrezikim të sigurisë së Serbisë”.

“Ai thelbësisht imponon politikat e tij përmes dhunës dhe veprimeve të njëanshme. Prandaj jam jo rehat kur them se nuk jam i sigurt se shoh zgjidhje përmes mjeteve politike, dhe zoti e bëftë që të jetëm, sepse Serbia ka nevojë për këtë”, ka thënë ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.