AKTUALITET

Vriten dy vëllezër në Kosovë, policia jep detaje!

21:31 - 25.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Gjakovë gjatë mbrëmjes së sotme.




Rastin e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Ai ka bërë të ditur se vdekja e tyre është konstatuar nga mjekët.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00. Policia ka marrë informatën se bëhet fjalë për dy vëllezër – njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, tha Graishta.

Raportohet se rasti dyshohet se ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po bëhen ekzaminimet e vendit të ngjarjes, citon Telegrafi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.