AKTUALITET

“Borrell ka qenë i njëanshëm”, Tomorr Avdija në Panorama TV për situatën në Kosovë: Ka deklaruar se nuk duhet të arrestohen kriminelët në Veri!

17:58 - 26.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Tomorr Avdija është shprehur se shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka mbajtur qëndrime të njëanshme lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.




Komentet Avdija i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se Borrell ka deklaruar se nuk duhet të arrestohen kriminelët në veri të Kosovës.

Ai shtoi se lidhur me qëndrimin e SHBA-ve në zgjidhjen e krizës nuk kishte kritika dhe shtoi më tej se Shtetet e Bashkuara kanë pasur një rol vendimtar gjatë këtyre ditëve.

“Policët e Kosovës duke shërbyer në Veri janë rrëmbyer nga forcat serbe. Pas këtyre veprimeve, e gjithë situate ka marrë një rrjedhë që ka çuar në përplasje të fortë mes dy vendeve. Kurti e quajti aktin terrorist. Ajo çka ka ndodhur sot me lirimin e 3 policëve është një arritje me ndihmën e presionit ndërkombëtar ndaj Beogradit. Në ditët e para Beogradi ka tentuar njëfarë shkëmbimi për lirimin e tij. 3 policët kanë qenë në detyrë zyrtare dhe nuk kanë bërë asnjë akt jashtë kufirit. Gjykata i ka lënë të lirë dhe duhet të paraqiten herë pas here në gjykatë. Por ata nuk do i përgjigjen më gjykatave të Serbisë. Ministri i Brendshëm i Kosovës ka theksuar se Kosova do të vijojë me operacionet në very të vendit për të spastruar gjithë bandat që operojnë atje.

Kjo është vizita më e rëndësishme që Kurti po zhvillon në 3 muajt e fundit, pra vizita në Londër është e rëndësishme sepse pas vendosjes së kryetarëve të Komunave në veri, ka pasur njëlloj izolimi të Kurtit, por që në të vërtetë nuk ka ndodhur dhe kjo po duket nga takimet e sotme. Borrell ka pasur një lloj animi le të themi të palogjikshëm gjatë dialogut. Është i palogjikshëm sepse nëse në një pjesë të territorit nga ku ai vjen do të ketë persona të rrezikshëm, shteti i tij do i dërgonte pas hekurave. Ka pasur një deklaratë të tij që ka thënë se Kosova nuk duhet t’i arrestojë kriminelët në veri të vendit, duhet të tregohet e kujdesshme. Por edhe zëdhënësi i tij i është drejtuar duke sulmuar vetëm një palë, Kosovën.

Unë nuk kam kritika ndaj qëndrimeve të SHBA-së. SHBA ka luajtur një rol vendimtar gjatë këtyre ditëve. Lajçak dhe Borrell kanë bërë deklarata vetëm kundër Kosovës. Ju e keni parë si janë sulmuar trupat e NATO-s në veri dhe civilët atje. Negociatori duhet të jetë i balancuar dhe të ketë edhe notat e kuptueshme nëse do të arrijë diçka mes palëve. Dialogu ka hyrë në një krizë të thellë”, është shprehur Avdija.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.