AKTUALITET

DETAJE/ Të shtënat me armë, policia e Tropojës: 49-vjeçari plagosi dy persona, njëri prej tyre kalimtar i rastit

21:07 - 26.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tropojës në një reagim zyrtar bën me dije se nga të shtënat me armë në Tropojë ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi A.B.




Gjithashtu bëhet me dije se si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbën edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G.B.

Sakaq theksohet se Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, 49-vjeçarit B.S., ndërsa kontrollet vijojnë në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.

NJOFTIMI:

Tropojë/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 2 shtetas (njëri prej tyre kalimtar), pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e tij.

Rreth orës 20:10, në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. B.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.