LAJMI I FUNDIT

Interi bën Milanin me “dhimbje koke”, tani zikaltërit duan edhe sulmuesin e Spanjës

13:45 - 26.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Romelu Lukaku ka tërbuar drejtuesit e Çelsit, të cilët tashmë kanë vendosur që të përdorin linjën e ashpër me të.




Nëse deri pak ditë më parë, në Londër mund të ishin gati që të bisedonin edhe një tjetër mundësi huazimi, nga dje letrat në tavolinë kanë ndryshuar, duke parë se sulmuesi belg nuk i është përgjigjur ofertës së drejtuesve për t’u ulur në një tavolinë dhe për të biseduar me trajnerin e ri, Mauricio Poçetino, por duke këmbëngulur se do vetëm Interin dhe do të refuzojë çdo ofertë tjetër.

Dhe pikërisht këtu vjen autogoli i madh i Lukakut, duke qenë se Çelsi dje ka lajmëruar Interin se nëse e do sërish 30-vjeçarin, pranon vetëm një ofertë për blerje definitive, prej të paktën 40 milionë eurosh, ndryshe nuk do të ketë asnjë bisedim mes palëve.

Pikërisht kjo gjë shtyn administratorin Xhuzepe Marota që të marrë kohë për vlerësimet, por në të njëjtën kohë të ndezë “planin B”, i cili mban emrin e Alvaro Moratës.

morata

Sulmuesi spanjoll ka qenë gjithmonë një ndër më të përkëdhelurit e tij që në kohët e Juventusit dhe duke parë se sivjet mund të transferojë në Milano Moratën për një shumë jo më të lartë se 10-12 milionë euro, por e mendon seriozisht që të braktisë pistën Lukaku dhe të synojë spanjollin.

Por edhe në këtë rast, do t’i duhet të ndezë një derbi me kushërinjtë e Milanit, të cilët gjithashtu e kanë Alvaro Moratën në listë, edhe pse miqësia mes tyre bën Marotën të avantazhuar kundrejt “djallit”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.