AKTUALITET

Kryetari i komunës në Kosovë ndërpret punimet në një rrugë: Nuk lejoj punë shkel e shko (VIDEO)

17:09 - 26.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Vushtrisë, Ferit Idrizi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se i ka ndërprerë punimet në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan të Vushtrrisë.




Ai thotë se arsyeja e ndërprerjes ishte puna jo cilësore, mungesa e trashësisë së zhavorrit dhe ngjeshja Më tej Idrizi në postimin e tij ka thënë se nuk lejon punë, siç është shprehur, ‘shkel e shko’.

‘NUK LEJOJ PUNË SHKEL E SHKO! Sot gjatë mbikëqyrjes së punimeve në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan, e cila ishte planifikuar të asfaltohet, i ndërpreva punimet dhe kamionët me asfalt u kthyen mbrapa. Arsyeja e ndërprerjes ishte puna jo cilësore dhe shmangia nga paramasa (mungesa e trashësisë së zhavorit dhe ngjeshja). Ju bëj thirrje të gjithë operatorëve që marrin punë në Komunën e Vushtrrisë, të punojnë sipas projektit dhe me cilësi, ndryshe do ta marrin të njëjtën përgjigje. Stop punës shkel e shko!’- shkruan ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.