AKTUALITET

Lirimi i tre policëve të Kosovës/ Pollo: Deklaratat e Ramës treguan padobinë e Ballkanit të Hapur

21:41 - 26.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në studion e emisionit “Open” në News24, po diskutohet për prapaskenat e lirimit të tre policëve të Kosovës.




Genc Pollo, ish-deputeti i PD, u shpreh se deklaratat e mbajtura nga kryeministri Edi Rama treguan padobinë e Ballkanit të Hapur dhe raportin miqësor me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Fillimi i dialogut është më e mira për Kosovën. Për policët e rrëmbyer, qe një rast ku u prononcua dhe Rama. Tha gjëra që duhen , por pikërisht kjo deklaratë tregoi padobinë e Ballkanit të Hapur dhe raportet miqësore me Vuçiç. Edhe vetë Rama tha që rrëmbimi i tyre ishte një gjë e rëndë. Kjo tregoi kufizimet e mëdha që kanë këto dy nismat e Ramës”, u shpreh Pollo. BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.