AKTUALITET

“Për interes Rama bëhet tregtar flamujsh”, reagon Berisha për Fredi Belerin: Gjykata zbatoi urdhrin partiak

19:00 - 26.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO për të mos i dhënë leje të posaçme kryetari të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.




Ai e ka konsideruar vendimin si partiak, ndërsa shtoi se gjykata ka zbatuar urdhrin e partisë.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se shënjestroi që nga fillimi dhe urdhëroi arrestimin e Belerit, ndërsa tani refuzon lirimin e tij me kusht, ndërsa i mohon qytetarëve të Himarës “frutin e votës së lirë”.

Reagimi:

Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Belerit, i është refuzuar kërkesa për leje të posaçme për të marrë pjesë në konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës dhe betimit si kryebashkiak.

GjKKO ka zbatuar kështu urdhrin partiak, dhe jo normat e shtetit të së drejtës, duke ia mohuar kandidatit fitues të bëjë betimin dhe qyetarëve të Himarës frutin e votës së lirë dhe përfaqësimit.

Partia Demokratike e konsideron vendimin si politik dhe dënon me forcë çdo hap që i bën gjykatat e vendit shkelëse të parimit të ndarjes së pushteteve.

Për Partinë Demokratike, Fredi Beleri mbahet në arrest si i burgosur politik, si kandidat i opozitës dhe si kryetar i zgjedhur i qytetarëve të Himarës, dhe jo si abuzues votash. Po të ishte për manipulime, vjedhje dhe abuzime në qelitë e paraburgimit, do të ishin 53 kandidatët e PS me në krye Edi Ramën.

Fredi Beleri nuk i prishi Edi Ramës ëndrrën totalitare të hartës politike rozë, por i zuri rrugën e planeve të tij për investime strategjike me ministrat e familjes dhe familjarët e ministrave në bregdetin e Bashkisë së Himarës.

Për këtë, ai e shënjestroi që nga fillimi dhe urdhëroi arrestimin e tij.

Për këtë, atij i refuzohet lirimi me kusht, ndërsa ish-ministrave të tij u lejohet.

Për këtë, Edi Rama luan nacionalistin në Himarë dhe internacionalistin në Beograd e Prishtinë.

Nuk është punë kombesh, sepse kur ka interes, Edi Rama bëhet tregtar flamujsh.

Shihni si po shet interesat Kosovës, duke punuar çdo ditë për ndarjen e saj me padronin e vet, Vuçiç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.