AKTUALITET

Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici i bashkohet kolegëve socialistë

10:37 - 27.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici do të qëndrojë në paraburgimin e Durrësit deri në përfundim të hetimeve nga ana e SPAK për akuzën e ngritur ndaj tij për veprën penale të korrupsionit pasiv.




Gazetari Ervin Leka raporton për Panorama TV, se ai është dërguar në këtë institucion të sigurisë pasditen e djeshme.

Në të njëjtin paraburgim po mbahen aktualisht edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-ministri Lefter Koka si dhe ish-deputeti i PS Alqio Bllako.

Gjici doli të hënën para trupës gjykuese të GJKKO ku mohoi akuzën për veprën penale për të cilën akuzohet duke theksuar se nuk ka dhënë asnjë tender për Alma Kaçin dhe bashkia e Kukësit nuk ka nisur asnjë procedurë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.