Kryesore

FOTOT/ Buzëqeshje dhe përqafime, betohet qeveria e re greke. Mes të pranishmëve ishin edhe…

17:21 - 27.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është betuar qeveria e re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Greqi, pas fitores së partisë Neo Demokracia në zgjedhjet e të dielës.




 

Ministrat dhe zëvendësministrat e qeverisë, të cilët u betuan sot para Presidentes së Republikës, Katerina Sakellaropoulou, u deklaruan të gatshëm për të marrë përgjegjësitë e tyre.

Sipas mediave të huaja, në sallë ishte edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis, ndërsa ministrat u betuan nga Kryepeshkopi Hieronymos. Menjëherë më pas, ministrat janë drejtuar në ministritë përkatëse për ceremoninë e dorëzimit dhe pritjes nga paraardhësit e tyre.

Betimi u bë në prani të familjarëve të ministrave në një atmosferë gëzimi dhe emocioni.

Olga Kefalogianni ishte një nga të parat që mbërriti në dhomën e kredencialeve. Ministrat qëndronin përpara dhe zëvendësministrat pas. Megjithatë, Makis Voridis, Giorgos Gerapetritis, Vassilis Spanakis dhe Panos Tsakloglou u gjendën në rreshtat e pasmë.

Gjatë ceremonisë pati gjithashtu shkëmbime puthjesh e përqafimesh mes të pranishmëve.

zdfjjjs

srjkkl;


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.