AKTUALITET

Franca: Lirimi i policëve hap i parë i rëndësishëm, Kosova të angazhohet duke u bazuar në kushtet e BE-së

16:27 - 27.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka thënë se e mirëpret lirimin e tre policëve të Kosovës pas vendimit të gjykatës së Kralevës në Serbi, shkruan Gazeta Express.




Parisi zyrtar konstaton se ky është një hap i parë shumë i rëndësishëm drejt de-eskalimit në mes të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Franca mirëpret lirimin e tre policëve kosovarë pas vendimit të gjykatës në Kraljevë (Serbi). Ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I bëjmë thirrje edhe autoriteteve të Kosovës që të angazhohen pa vonesë në këtë perspektivë, sipas parametrave për daljen nga kriza të vendosura nga Bashkimi Evropian, të cilat mbeten të vlefshme. Është më thelbësore se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u rikthyer në tryezën e bisedimeve të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, shkruhet në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.