BLUETOOTH

“Gjici dhe Alma Kaçi janë viktima”/ Zhaku habit me deklaratën e fortë: Në zyrat e shtetit ka gjithmonë ngacmime dhe abuzime s*ksuale

12:58 - 27.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ftuar gjatë ditës së sotme në Top News, aktivistja Zhaklin Lekatari i ka habitur të gjithë.




Teksa komentoi skandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, Zhaku tha se ngacmime dhe abuzime seksuale ka gjithmonë në zyrat e shtetit.

Gjithashtu ajo theksoi se ajo nuk i sheh si viktima Alma Kaçin dhe Gjicin, pasi sipas saj abuzime dhe ngacmime seksuale ka gjithmonë në zyrat e shtetit.

Sipas Lerkatarit, ajo duhet tak ishte denoncuar rastin nëse ishte kështu, ndërsa bëri deklaratën e bujshme, kur tha se në zyrat e shtetit ka dhe përdhunime.

“Mes deklaratës së Almës dhe zotit Gjici ka një përplasje. Ajo thotë që herën e parë është ngacmuar seksualisht dhe prandaj vendosi ta filmonte teksa përfshihej në aktin sekuasal sepse mendoi se ai e pëlqente. Ti kur u ndjeve e ngacmuar duhet ta kishe denoncuar, për t’u zbuluar dhe fakti që në zyrat e shtetit ka ngacmime të tilla, ka abuzime seksuale. Prandaj thashë që nuk i shoh si viktima, as Almën, as Gjicin sepse ata janë viktima të njëri tjetrit, por ka përplasje.

E dimë që në Shqipërinë tonë problemet me drejtësinë janë të mëdha dhe ka një mungesë besimi. Por gjithsesi, ne duhet t’i respektojmë këto institucione. Duhet të denoncojmë rastin, t’i monitorojmë për zbatimi ne ligjit dhe t’u bëjmë preison”, tha Zhaklina.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.