BLUETOOTH

“Ishte një ndër artistët e parë që kam kontaktuar”/ Menaxheri i “VIP”-ave, zbulon sa para ka kërkuar Luiz Ejlli për një koncert

09:01 - 27.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Menaxheri i njohur i ‘VIP’-ave,  Xhani Demika ka zbuluar së fudnmi disa nga sekretet apo kërkesat e çuditshme të personazheve të njohur të estradës shqiptare.




Teksa ishte i ftuar në “Pushime On Top”, Xhani nuk ka ngurruar të tregoj gjithashtu dhe  cmimin e ‘kripur’ që ka kërkuar Luiz Ejlli për të performuar në koncert për një natë.

“Një këngëtare shqiptare më ka kërkuar çadër në mes të verës”, u shpreh ai, ndërsa për fituesin e edicionit të dytë të “BBVIP” tha:

“Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, më ka kërkuar 30 mijë euro…”, duke shuar kështu kuriozitetin e fansave.

Kujtojmë se pas përfundimit të “reality shoë”-t, suksesi i Luizit ka qenë goxha i madh, ku deri më tani ka realizuar koncerte të shumta si brenda dhe jashtë shqipërisë.

      


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.