AKTUALITET

Pas blegtorisë, bie edhe peshkimi në 2022

18:40 - 27.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të dhënat e bujqësisë që po publikohen nga INSTAT tregojnë se sektori i bujqësisë nuk ka shënuar një vit të mbarë në 2022.




Pas blegtorisë, që pa rënie të ndjeshme të numrit të krerëve, edhe peshkimi ka rezultuar me tkurrje. https://www.monitor.al/kriza-e-blegtorise-numri-i-krereve-ra-me-8-3-bie-prodhimi-i-qumeshtit-dhe-mishit-me-2022/

Sipas INSTAT, Në vitin 2022, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 17.799 tonë nga 18.503 tonë që ishte në vitin 2021, duke shënuar një rënie me 3,80 %.

Kategoritë ujore të peshkimit janë: det, bregdet, laguna, ujëra të brendshme, akuakulturë dhe molusqe. Kategoritë kryesore që zënë përqindjen më të lartë të peshkimit janë, “Akuakultura” me 44,87 % dhe peshkimi “Detar” me 24,27 %, pasuar nga “Ujërat e brendshme” me 19,03 %, ndaj prodhimit gjithsej.

Në vitin 2022, rritjen më të madhe, e ka shënuar kategoria “Molusqe” me 55,48 % të zënieve gjithsej, krahasuar me një vit më parë, ndjekur nga kategoria “Bregdeti” me 18,34 %. Kategoria ujore “Laguna” ka pësuar rënie me 27,25 % në vitin 2022, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2022, për sa i përket kategorive ujore, det, bregdet dhe laguna, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Karkaleci i thellësisë” me 18,08 % ndaj zënieve gjithsej, pasuar nga “Açuga” me 17,94 % dhe “Merluc” me 12,45 %. Përsa i përket zënieve në ujërat e brendshme, specia “Karas” zë përqindjen më të madhe të zënieve gjithsej me 25,62 %, pasuar nga “Skortë” me 17,80 % dhe specia “Krap” me 17,30 %.

Flota detare

Në vitin 2022, janë 784 subjekte të licensuara për të ushtruar aktivitetin e peshkimit. Flota vepron pothuajse plotësisht në Nën-Zonën Gjeografike (NZGJ) 18 (Adriatiku i Jugut). Gjatë vitit 2022 janë regjistruar 32 subjekte më shumë se një vit më parë.

Në vitin 2022, porti me numrin më të madh të anijeve të licensuara është porti i Durrësit me 37,24 % të flotës së përgjithshme, porti i Vlorës ka 30,48 % të numrit të përgjithshëm të flotës, pasuar nga porti i Sarandës me 15,18 %.

Portet e peshkimit me përqindjet më të vogla të subjekteve të licensuara për peshkim janë ato të Lushnje-Fier me 2,30 % dhe Himarës me 1,53 %.

Flota detare shqiptare nisur nga qëllimi i anijes ndahet në gjashtë lloje të ndryshme anije peshkimi. Pjesa më e madhe e flotës sonë është e përbërë nga anije me njica me 70,92 % si dhe anije peshkimi me tërheqje (fundore dhe pelagjike) me 25,00 %, të cilat përdoren kryesisht për të peshkuar peshqit fundorë. Pjesa tjetër janë anije shumëpërdorimshe dhe anije për qëllime të tjera.

Prodhimi i rasateve

Një fokus të veçantë po i kushtohet prodhimit të rasateve si: Trofta Ylber, Koran dhe Krap si një vëmendje e shtuar dhe ndihmesë për ruajtjen e biodiversitetit. Në vitin 2022, u prodhuan dhe u hodhën në liqenin e Ohrit 9 milion rasate të Troftës Ylber, 1,60 milion rasate të Koranit dhe 1,60 milion rasate Krap./Monitor.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.