AKTUALITET

Sulmi me granatë në Mitrovicën e Veriut, reagon ministri i Brendshëm i Kosovës: Agresioni i Vuçiçit vijon! Tentativë për përshkallëzim dhe destabilizim

17:09 - 27.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Veriu i Kosovës vijon të mbetet i tensionuar, me sulmin e brendshëm me një granatë dore në godinën e Komunës në Mitrovicën e Veriut.




Lidhur me këtë incident, ka reaguar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili në një postim në Twitter është shprehur se agresioni i regjimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiçit po vazhdon.

Ministri Sveçla ka thënë se sulmi terrorist i ndodhur mbrëmë është një përpjekje tjetër për përshkallëzim të situatës dhe destabilizim.

“Vazhdon agresioni i Vuçiçit. Sulmi terrorist i mbrëmshëm kundër ndërtesës së Komunës në Mitrovicën Veriore është edhe një tentativë për përshkallëzim dhe destabilizim. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e tyre armiqësore. Sulmet duhet të ndalen tani”, ka shkruar ai.

Në postimin në Twitter, Sveçla ka bashkangjitur edhe një video ku tregohen dëmet e shkaktuara nga sulmi i brendshëm.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.