BLUETOOTH

Feston sot ditëlindjen, ja sa vjeçe mbush Elita Rudi, urimi i veçantë nga Gjikos!

17:58 - 28.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çifti i njohur, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko prej ditësh kanë nisur pushimet në Japoni. Ata po qëndrojnë në qytetin e Tokyo-s, ku sot feston edhe ditëlindjen Elita.




Prezantuesja ka postuar disa fotografi nga atje duke shënuar ditën e saj të veçantë, teksa në duar mban një tortë.

“Fundi i një dekade. Po i them lamtumirë të 20-ave dhe po përqafoj të 30-tat me krahë hapur dhe me zemër të plotë. Vajza e ditëlindjes”, ka shkruar Elita në mbishkrimin e imazheve.

Një urim për Elitën ka ardhur edhe nga bashkëshorti i saj, Gjiko, i cili në një postim në Instagram tha se pavarësisht viteve që kanë vite bashkë, ai ende ndjehet si në fillim me të.

Vështirë të gjej si ti aleatja ime për jetë. Hala për ty ndjehem njëjtë si në fillimet tona, hala për ty i kam fluturat në bark. Urime ditëlindja e 7 së bashku e ishalla do Zoti e plakemi bashkë, je krejt ç’ka me kompleton në këtë botë, je melmesa sekrete që krejt gjërat në jetë mi bën më të shijshmen. Të dua edhe 100 tjera shpirti im binjakë”, ka shkruar Gjiko.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.