AKTUALITET

Presidenti i Këshillit Evropian: Përkrahim organizimin e një konference për uljen e tensioneve Kosovë-Serbi

16:35 - 29.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se përkrahin organizimin e një konference me disa shtete aktive anëtare dhe në bashkëpunim me SHBA-në për çështjen Kosovë – Serbi.




Michel para takimit të Këshillit Evropian të enjten, ka thënë se ka ardhur koha për t’u bërë hapa të qartë nga Kosova dhe Serbia në rrugën drejt normalizimit.

“Dua të jem i qartë, ne plotësisht përkrahim angazhimin e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell. Dua të them se po ashtu se përkrahim idenë që sa më shpejt të jetë e mundur të organizohet një konferencë me disa shtete anëtare shumë aktive, për ta përkrahur angazhimin e ndërmjetësimit, në bashkëpunim edhe me SHBA-në. Ndjejmë se muajt e fundit kemi parë disa vështirësi duke u bërë arsye për eskalim. Ndjejmë se po vjen koha për të pasur një qasje globale. Koha ka ardhur të bëhen hapa të qartë në drejtim të normalizimit. Është shumë me rëndësi, pasi në BE ne duam po ashtu të bëjmë më të mirën për Ballkanin Perëndimor, së bashku me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Michel.

Organizimin e një konference normalizimi për çështjen Kosovë – Serbi e ka propozuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka thënë të organizohet konferencë ku “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbylleshin deri kur të përfundonte diskutimi për të gjitha mospajtimet”.

Ai tha se në atë konferencë duhet të arrihet marrëveshja, përndryshe të ketë pasoja për dyja palët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.