AKTUALITET

Francë/ Qendra tregtare jashtë Parisit është shkatërruar plotësisht gjatë trazirave – Shikoni videon

21:09 - 30.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qendra tregtare Croix-Blanche, në jug të Parisit dhe konkretisht në departamentin e Seine-et-Marne, është përfshirë nga flakët, në një tjetër episod të trazirave që kanë shpërthyer në Francë për vdekjen e 17-vjeçares Nael nga zjarr policie.




Reparti i zjarrfikësve po punonte për të shuar zjarrin, por qendra tregtare e Mes-sur-Seine, e cila është pjesë e Ile-de-France, tashmë ishte shkatërruar plotësisht.

Tashmë që nga fillimi i zjarrit, në orën 1:15 të mëngjesit, në vendngjarje kanë shkuar forca të konsiderueshme. Megjithatë, flakët u përhapën në të gjitha godinat e qendrës tregtare që kishte 30 dyqane. Në orën 9 të mëngjesit, zjarrfikësja ishte ende në punë.

Probleme ka patur edhe nga tymi, për pasojë bashkia ka marrë vendimin për mbylljen e shkollave Kami dhe Abey. Në të njëjtën kohë, këshilli i qytetit anuloi të gjitha ngjarjet e planifikuara për fundjavën.

Macron bën thirrje për ndalimin e videove

Video dhe foto të qendrës tregtare në flakë janë postuar tashmë në rrjetet sociale. Megjithatë, presidenti francez Emmanuel Macron  akuzoi mediat sociale se luajnë një rol të rëndësishëm gjatë trazirave, duke lehtësuar organizimin e protestave.

Kështu, ai u bëri thirrje platformave që të kufizojnë videot me riprodhimin e vandalizmit dhe të ndajnë identitetin e përdoruesve të veçantë.

Në zonën ku ndodhet qendra tregtare tashmë ishte vënë në shënjestër komisariati i policisë bashkiake dhe u ishte vënë flaka koshave të plehrave.

Macron, megjithatë, nuk u kufizua në këto apele. Duke marrë masa edhe më drastike për t’u përballur me trazirat, presidenti francez po nxjerr automjete të blinduara në rrugë dhe u ka bërë thirrje prindërve që në ditët në vijim t’i mbajnë fëmijët e tyre larg rrugëve.

Në të njëjtën kohë, qeveria franceze u kërkoi sot prefektëve, guvernatorëve rajonalë, autobusëve të transportit publik dhe tramvajeve të ndalojnë shërbimet në të gjithë Francën nga ora 21:00 me orën lokale.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.