LAJMI I FUNDIT

Kushëriri i tij i dogji lokalin sepse besonte se muzika dhe alkooli janë ‘haram’, dalin bisedat mes Noizyt dhe Eraldos!

18:48 - 30.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ishte Noizy ai që bëri publik imazhin e kushëririt të tij pasi dogji lokalin e reperit dhe krahas fotos ai gjithashtu shkruante:




Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime që në fëmijëri. Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rritur me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqarë dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Të dua vëlla i vogël”

 

Por ky nuk ishte postimi i fundit sqarues që Noizy ka bërë, pasi publiku dhe ndjekësit e tij e keq kuptuan fjalën ekstremist.

Reperi ka sqaruar se fjalën ekstremist nuk e kishte aspak për fenë që i përkiste Eraldo, por prej faktit se ishte i sëmure dhe kishte nevojë për ndihmë.

“Anabel.al”, në sajë të një burimi ekskluziv pranë artistit dhe disa mesazheve që autori i ngjarjeve ka shkëmbyer me disa prej personave më të afërt të Noizyt. Kështu, mësohet se Eraldo, djali i dajës së reperit, i konfertuar në besimtar islam radikalist dhe që prezantohej në rrjetet sociale si Abdullah, prej kohësh kërcënonte familjarët e Noizy-t duke u kërkuar vazhdimisht para.

Foto:

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.