AKTUALITET

Mitrovica e Veriut merr vendim t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

16:48 - 30.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim që t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës.




Mediat në Kosovë shkruajnë se ky vendim është marrë në një seancë të mbajtur të premten.

“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka shkruar në Facebook Aida Doli.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahim, vendimi i Kuvendit Komunal do të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për vlerësim të ligjshmërisë dhe pastaj pritet të dërgohet tek Asociacioni i Komunave të Kosovës për shqyrtim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.