BLUETOOTH

Shakira jep disa detaje të reja për ndarjen nga Pique!

15:48 - 30.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka kaluar gati një vit nga ndarja e Shakirës dhe Pique, këngëtarja ka bërë me dije disa detaje lidhur me ndarjen e tyre.




Në një intervistë për ‘People’, ajo zbuloi se pak para shpalljes së ndarjes, dyshja kishin mbajtur një festë të madhe familjare, që nuk kishte shkuar aspak mirë, si rrjedhojë e frikës shëndetësore për babain e Shakirës.

“Ai erdhi në Barcelonë për të më ngushëlluar kur isha zhytur në trishtim për ndarjen time dhe ndërsa atje në kungimin e parë të Milanit, ai pësoi një problem serioz. Gjithçka u bë shumë për mua, në një kohë kur jeta ime në shtëpi po shkatërrohej.

Mësova nga media se isha tradhtuar gjatë kohës që qëndroja në spital me babain tim.”- është shprehur e prekur Shakira.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.