AKTUALITET

“Shqiptarët mund të kërkojnë azil në Britani pa asnjë pengesë”- Avokati në Panorama TV: S’do shkojnë në Ruanda, por do presin në Angli

16:43 - 30.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy ditë më parë Gjykata në Britani rrëzoi qeverinë duke vendosur që azilkërkuesit të mos shkojnë në Ruandë, por të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas avokatit Saimir Kumrija, kjo nuk do të thotë se qeveria do të aprovojë dosjet për azil, por thekson se emigrantët shqiptarë mund të aplikojnë për azil dhe ndërkohë që presin përgjigje ata do të qëndrojnë të sigurt në Britani.




I ftuar në studion e Panorama TV, Kumrija u shpreh se aplikimet për viza nga Shqipëria marrin më shumë refuzime sesa nga vendet e tjera.

Sipas tij, qeveria britanike do të çojë në Gjykatën e Lartë ligjin, por edhe nëse aty do të humbë kjo do të jetë një goditje tepër e rendë për qeverinë.

“Nuk do të thotë që Mbretëria e Bashkuar do aprovojë dosjet e azilit. Pra thjesht ndryshon fakti që nuk do shkojnë në Ruanda, do jenë të qetë dhe të sigurt në Britani ndërkohë që presin vendimin.

Nëse shtetasit shqiptarë që kanë problematikat e vërtetuara nga dokumentacioni duan të kërkojnë azil mund ta kërkojnë pa pengesa. Ajo që ndryshon është që nuk do shkojnë në Ruanda dhe të presin shqyrtimin e dosjes së tyre, por do të presin në Britani ku do të jenë të sigurt.

Shpesh herë gjendemi para faktit që aplikimet për viza marrin refuzime me vendime subjektive. Marrim rastin e studenteve, aplikimet e vizave për studentë që vijnë  nga vendet e tjera nuk kanë refuzim të lartë, ndërsa aplikimet nga Shqipëria kanë më shumë refuzime, kjo për faktin që vijnë nga Shqipëria. Argumentimi është subjektiv.

Ata premtuan se ky ligj do të rregullonte pjesën e emigracionit. Ata e përdoren për efekt mediatik dhe vazhdojnë duke mbajtur qëndrimin që do ta çojnë në shkallën më të lartë të gjykatës.

Nëse në Gjykatën e Lartë ky ligj do të rrëzohet do të thotë që kjo qeveri ka humbur fokusin e saj dhe qeveri që ka propozuar ligjin do të marrë një goditje të rëndë politike”, tha avokati.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.