AKTUALITET

‘Polici e tha hapur, qëllojeni atë’! Dëshmia për vrasjen e 17-vjeçarit në Francë që shkaktoi trazira

16:12 - 01.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i ri që pretendon se ishte në makinë me 17-vjeçarin francez, Nael Merzouk kur u qëllua dhe u vra nga një oficer policie gjatë një ndalese trafiku të martën e kaluar, ka publikuar një mesazh të regjistruar që përshkruan saktësisht se çfarë ndodhi në incidentin e përgjakshëm që shkaktoi një trazirë mbarëkombëtare në Francë.




Sipas Sky News, i riu, i cili postoi mesazhin e tij në rrjetet sociale, thotë se dëshiron që të dihet e vërteta sepse “shumë gënjeshtra po qarkullojnë” për incidentin që ndodhi në Nanterre, një qytet i vogël në periferi të Paris, mëngjesin e sotëm të 27 korrikut.

Duke premtuar se do të tregojë historinë “nga A në Z”, i riu shpjegon në video se miqtë e kanë marrë hua Mercedesin dhe kanë vendosur të lëvizin nëpër Nante, “pa konsumuar as alkool e as drogë”.

Teksa po lëviznin në korsinë e autobusit, kanë vërejtur se po i ndiqnin motoçikletat e policisë me drita ndezëse, ndaj kanë ndaluar mjetin. Më pas, një oficer policie iu afrua xhamit të makinës, i tha Naelit të hapë dritaren dhe më pas i tha atij, “fik motorin ose do të të qëlloj”.

I riu pretendon se më pas oficeri ka goditur Naelin me dorezën e armës. Më pas mbërriti polici i dytë dhe gjithashtu goditi Naelin në të njëjtën mënyrë.

“Mos lëviz se do të të fus një plumb në kokë”

Shoku i Naelit vazhdon duke thënë se polici i parë i drejtoi armën Naelit dhe i tha: “Mos lëviz se do të të fus një plumb në kokë”.

Oficeri i dytë i tha “gjuaj”, sipas dëshmisë së “mikut” të Naelit.

Më pas u pasua nga një tjetër goditje ndaj Naelit nga oficeri i parë i policisë me dorezën e armës, që rezultoi që 17-vjeçari të hiqte këmbën nga frena dhe makina të ecë përpara. Më pas oficeri i dytë qëlloi, kështu që Naeli vuri këmbën e tij në përshpejtues.

“Jam i shokuar që kjo ndodhi para meje”

Në klipin që bën xhiron e internetit, i riu shpjegon se “pa shokun e tij duke vuajtur” pasi u godit nga një plumb. “Kisha frikë. Dola nga makina dhe e vura në këmbë. Mendova se do të më qëllonin edhe mua, ndaj ika”.

“Jam i shokuar nga ajo që ndodhi përballë meje, shokut tim”, shton i riu në klip.

Varrimi i 17-vjeçarit Nael do të bëhet sot, ndërkohë që vdekja e tij ende po i vë flakën shumë rretheve të njohura të vendit.

Gjithsej 1311 persona u arrestuan mbrëmë në Francë, incidenti i katërt radhazi i dhunshëm që nga vdekja e adoleshentit.

Punonjësi i policisë që qëlloi dhe vrau Naelin është akuzuar për vrasje me dashje, njoftoi prokuroria. “Nuk janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës”, thuhet në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.