AKTUALITET

Stuhi shiu dhe erërash pushtojnë Kosovën, Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron qytetarët

17:15 - 01.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shiu i rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme kanë përfshirë disa rajone të Kosovës të shtunën pasdite.




Në Rahovec disa rrugë janë vërshuar nga uji për shkak të reshjeve intensive. Era e fuqishme e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm e breshër ka përfshirë edhe Gjakovën.

Pamje të ngjashme janë edhe në Ferizaj, i cili është kapluar nga një stuhi e fuqishme. Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm e shkarkime rrufesh po mban edhe në Prishtinë.

Se fundjava do të jetë me mot të ndryshueshëm, reshje shiu e shkarkime rrufesh ka paralajmëruar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë. Kjo situatë vjen si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e diele”, thuhej në njoftimin për media.

Sipas IHMK-së, reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune u tha se parashihet të ketë reshje në shumë zona.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.