BLUETOOTH

“Të gjitha i ke hallall”- Egli Tako i jep përgjigjen epike fanses dhe sqaron se si qëndron e vërteta në lidhje me këngën më të re të Olsi Bylykut: Mos u bëj marak për…

14:55 - 01.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari dhe aktori i njohur Olsi Bylyku disa ditë me parë i ka dhënë fund zërave duke konfirmuar kështu ndarjen nga partnerja e tij, Egli Tako.




Mirëpo së fundmi këngëtari ka publikuar hitin më të ti muzikorë të titulluar “Hallall”, për të cilën fansat kanë aluduar se kjo këngë është një dedikim për Eglin.

Ndonëse ish-partnerja e tij gjatë gjithë kohës ka qenë e qetë në rrjetet sociale duke mos bërë postime të shpeshta, ditën e sotme ajo ka reaguar në lidhje me lajmet që po qarkullojnë për këngën.

Ishte pikërisht komenti me ‘spec’ që i ka bërë një fanse në Instagram, i cili  e ka nxitur Eglin të reagojë në lidhje me këtë çështje.

“Tana i ke hallall”, ka komentuar ndjekësja tek postimi, ndërsa Egli i është përgjigjur që mos të bëhet marak për hallet e saj, duke shpjeguar që kënga ka dy vite që është publikuar.

“Mos u bëj marak për “Hallall”-et e mia se ka dy vite që është krijuar ai material muzikorë, thjeshtë tani është lancuar për ta dëgjuar ju, jo unë”, ka shkruar Egi.

Teksa e ka ripostuar në InstaStory këtë bisedë me fansen, ana tjetër Egli ka bërë edhe një shkrim sqarues për të gjithë personat që medojnë njësoj si ndjekësja.

“Edhe një sqarim i vogël për Edën dhe të gjithë që sikurse Eda mendojnë që kënga është dedikuar mua. Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opsione nëse më pëlqenet ose jo. Fakti që është lançuar tani është tjetër muhabet. E lumturt që ka pasur sukses sepse është material i bukur. Bye.”- tha këngëtarja.

      


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.