AKTUALITET

“Kredia të mos shkojë për koncesionet”- Zef Preçi: Oligarkët dhe krimi i organizuar kanë rritur presionin ndaj qeverisë për legjitimimin e parave “të pista”

19:09 - 02.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi thotë se marrja e 600 milionë eurove kredi nga qeveria me interes të lartë duhet të shihet me kujdes nga institucionet financave vendase dhe të huaja.




Sipas tij borxhi duhet të shkojë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe jo për të paguar kontrata koncensionare.

Ekesperti i Ekonomisë Zef Preçi thotë se qeveria nuk ka menaxhuar si duhet financat publike duke rritur nivelet e marrjes së borxhit që vijnë kryesisht nga abuzimet. Në një intervistë për Panorama Televizion, Preçi thotë se Eurobondi prej 600 milionë eurosh me interes që arrin deri në 6.12 për qind, duhet të shihet me kujdes nga institucionet ndërkombëtare. Për ekspertin e ekonomisë marrja e kredisë me interes të lartë duhet të shkojë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe jo për paga dhe kontratat koncesnionare.

I pyetur për raportin e Moneyval që e rendit Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave, Preçi thotë se oligarkët dhe krimi i organizuar po ndikojnë në qeverisjen e vendit e cila sipas tij po i favorizon për të legjitimuar paratë me origjinë kriminale.

Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri, për ekspertin e ekonomisë do të sjellë vetëm efekte negative në ekonominë shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.