BLUETOOTH

Moderatorja publikoi linjën e rrobave të banjos, Zhaklin Lekatari nuk i ndal ‘thumbat’ ndaj Kiara Titos (FOTO)

13:54 - 02.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-banorja e “BBV”, Kiara Tito dhe ish-opinionistja e këtij reality show Zhaklin Lekatari nuk kishin një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.




Ndonëse “BBV” ka mbaruar ‘thumbat’ mes vajzave vazhdojnë akoma.

Ditën e djeshme moderatorja përmes një postimi në faqen e saj të Instagramit ka publikuar biznesin e saj më të ri të linjave të banjos.

E teksa shumë nga miqtë e saj e përkrahën disa të tjerë e ironizuan, ku ndër ta është edhe Zhaklina.

Ajo ka postuar në InstaStory një foto të një pakoje kruajtëse dhëmbësh, ndërsa krahas tyre ka shkruar: “Kruajtëset e dhëmbëve, Zhaklin Lekatari. Së shpejti në tregon shqiptar”.

Mirëpo nuk ka mjaftuar kjo pasi edhe Fatma Haxhialiu së fundmi ka postuar një foto në InstaStory e veshur me një palë bikini identike me ato të linjës së Kiarës, ndërsa tregoi se ato nuk i ka blerë nga biznesi i moderatores por ka dy vite që i ka.

Gjithashtu Fatma u shpreh se ish-banorja mund të ketë bashkëpunuar me vajzat që ajo ka blerë këto rroba banjo sepse sipas saj ato janë shqiptare.

“Meqë ma keni çuar shumë këtë foto, jo nuk kam veshur rrobat e banjos të linjës së Kiarës, kam dy vite që i kam këto, s’më kujtohet emri i brandit për momentin, por vajzat janë shqiptare e ndoshta bashkëpunojnë tashmë me Kiarën”, ka shkruar Fatma.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.