BLUETOOTH

“Pasojat e familjes sime të divorcuar më kanë bërë të jem më e matur”/ Dëshira për t’u bërë nënë, habit Roza Lati: Jam gjithmonë e gatshme por nuk po gjej…

15:16 - 02.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Roza Lati si radhë herë ka folur për jetën e saj personale, ku ka treguar një dëshirë të saj për t’u bërë nënë në moshën 30-vjeçare.




Roza tek emisioni  “Më prit në fundjavë”,  tha se nëna e saj,  aktorja e njohur Rita Lati shpesh herë i kërkon asaj që ta bëjë gjyshe sa më shpejt, por sipas moderatores ajo duhet ta ndjejë që të bëhet nënë.

Nga ana tjetër, Roza tregoi se kur ka qenë 30 vjeçe ajo ka qenë e gatshme që të bëhet nënë por nuk ka gjetur babain e duhur për fëmijët e saj.

“Rita më thotë kur do bësh një beb, por kjo punë është me të ndjerë. Gjithmonë kam qenë e gatshme të krijoja familja që tek 30-tat; çështja është që s’po gjej babain e fëmijëve.

Pasojat e familjes sime të divorcuar më kanë bërë që të jem më e matur dhe dua që krijesa ime ta ketë babain afër. Gjë e vështirë kjo për vitet që jetojmë sot ku çdo njeri është lehtësisht i zëvendësueshëm kështu që më mirë të rri vetëm.”- tha Roza.

Panorama al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.