LAJMI I FUNDIT

100 milionë euro për tre vite, përfundon ‘telenovela’ Brozoviç

16:19 - 03.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjithçka është përcaktuar për transferimin e Marcelo Brozoviç nga Interi te Al Nassr në Arabinë Saudite. Kroati do largohet nga Milano dhe do fluturojë për në ekipin e ri, ku do të fitojë rreth 100 milionë euro për tre vjet. Zikaltërit do përfitojnë 18 milionë euro për kartonin e lojtarit, me vizitat mjekësore që u kryen të shtunën në Paris, ndërsa këtë mëngjes ka mbërritur edhe nënshkrimi i kontratës.




Sipas medieve në Itali gjithçka është e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga Al Nassr, me lojtarin që do bashkohet me grupin në Portugali, aty ku arabët po zhvillojnë fazën përgatitore.

Pas 8 sezonesh e gjysmë aventura e Brozovic përfundon te Interi. Ai u bashkua me zikaltërit në janar 2015 nga Dinamo e Zagrebit, teksa mesfushori largohet me 330 paraqitje, 31 gola dhe 5 trofe të fituar, një titull kampion në Serie A, dy Kupa Italie dhe dy Superkupa të Italisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.